21:50 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Liverpool-West Ham, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Liverpool-West Ham me rezultat të barabartë 1-1.

Golin e parë e shënoi Wijnaldum në minutën e 9’ pas një asistimi të bërë nga Arnold kurse vetëm pas tre minutash Diop arriti ta barazoj rezultatin.

Kështu me vetëm këto dy gola edhe përfundoi e gjithë pjesa e parë.

Sa i përket posedimit të topi ka dominuar skuadra e Liverpoolit bindshëm e po ashtu edhe me gjuajtjet drejt golit është duke dominuar skuadra e Klopp.

Nëse Liverpool do të arrijë që të dalë me fitore nga kjo ndeshje do ta barazonte rekordin e Manchester City, duke luajtur 18 ndeshje pa asnjë humbje./Indeksonline/.