16:38 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpooli bën gjest të madh për Coutinhon

Liverpooli është i gatshëm që t’i jap medaljen e Ligës së Kampionëve Coutinhos në rast se nesër shpallen kampion në Champions League. Jurgen Klopp ka vendosur që në mesin e meritorëve për sukses të fut edhe yllin brazilian, pavarësisht se ai e la skuadrën në momentin kur i duhej më së shumti.

Coutinho mbanë kontakte të rregullta me lojtarët e Liverpool të cilët i kanë përcjellur lajmin se do të ketë medaljen e Champions League në rast se Liverpooli shpallet kampion.

Ishte pikërisht kjo garë ajo që e shtyri Coutinhon që të kaloi te Barcelona duke pretenduar se do të ketë më gjasa për triumf, por që në fund “u djeg”./Indeksonline/