13:06 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Liverpooli edhe pa kapitenin Jordan Henderson ndaj Leicesterit

Liverpooli është në telashe të mëdha me lëndime. Në fundjavë, kampioni aktual do të ballafaqohet me Leicesterin por trajneri Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në shërbimin e shumicës së lojtarëve standard.

4shja e mbrojtjes, Alexander Arnold – Gomez – van Dijk – Robertson janë të lënduar.

Gazetari i njohur Paul Joyce ka raportuar se edhe kapiteni Jordan Henderson nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme për shkak të lëndimit.

Sulmuesi Mohamed Salah vazhdon të jetë në izolim pasi doli pozitiv me Covid-19.

19 vjeçari Rhys Williams nuk pati mundësi të luante me Anglinë U21 kundër Shqipërisë U21, pasi edhe ai është lënduar, transmeton Indeksonline.

Pra, reparti defanziv do të jetë problemi më i madh për trajnerin Jurgen Klopp në ndeshjet e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse klubi do të transferojë ndonjë mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.