18:15 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liverpooli fiton 100 milionë nga shitja e “dobësirave”

Skuadra e Liverpoolit është forcuar gjatë afatit kalimtar të verës.

“The Reds” si objektiv kryesor do ta kenë titullin e Premierligës, të cilën nuk e kanë fituar gjë një kohë të gjatë, shkruan IndeksOnline.

Keita, Fabinho, Shaqiri dhe Alisson, janë transferimet e Liverpoolit gjatë këtij sezoni, prandaj shitja e “dobësirave” të ekipit është gjë e pa shmangshme.

Nëse klubi anglez shet futbollistët, atëherë mund të kap vlerën e 100 milionë eurove.

Në shitje sipas mediave angleze janë: Divock Origi, Danny Ings, Loris Karius, Marko Grujic, Sheyi Ojo, Pedro Chravella, Lazar Markovic dhe Georginio Wijnaldum./IndeksOnline/