16:09 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liverpooli gati të mbyllë transferimin e yllit italian për 70m €

E përditshmja italiane La Repubblica të hënën ka raportuar që Liverpooli është shumë afër të mbyllë transferimin e yllit italian të Napolit, Lorenzo Insigne.

Trajneri Jurgen Klopp e ka vëzhguar nga afër në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ka qenë i impresionuar nga mesfushori ofenziv.

Agjenti Mino Raiola së bashku me babain e Insignes, janë duke punuar me skuadrën e Liverpoolit që transferimin ta realizojnë në afatin kalimtar të janarit. /Indeksonline/