09:53 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Liverpooli hyn seriozisht në garë për dy spanjollët e famshëm

Liverpooli e ka në plan që në dy javët e ardhshme të përfundojë blerjet për sezonin e ardhshëm. Në orbitën e Klopp janë dy spanjollë të njohur.

Saul Niguez i Atletico Madridit është kërkesa e parë e trajnerit gjerman, si zëvëndësim për Wijnaldum. 35 milionë euro është i gatshëm të ofrojë Klopp për mesfushorin shkatërrues spanjoll.

Liverpooli ka ngjallur interesim të madh orëve të fundit edhe për Adama Traore. Ylli i Wolves ka qenë dribluesi më i mirë në futbollin evropian sezonin e kaluar dhe se Klopp e sheh si të domosdoshëm për skuadrën e tij./Indeksonline/