Liverpooli i fortë edhe me Slotin, e mposht me lehtësi Manchester Unitedin në miqësore

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e radhës në miqësoret para-sezonale.
“Viktima” e radhës e “The Reds” ishte Manchester Unitedi të cilën e mposhtën me rezultatin 3:0, shkruan Indeksonline
Qysh në pjesën e parë djelmoshat e Arne Slotit shënuan dy gola dhe ishin lojtarët, Carvalho dhe Jones që realizuan.
Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte më dominuese dhe arriti të shënonte edhe një gol tjetër me anë të mbrojtësit grek, Tsimikasit.
Kjo ishte fitorja e tretë në miqësore nga Arne Slot te skuadra e Liverpoolit, pasi mposhti Betisin, Arsenalin dhe tani “Djajtë e Kuq”./Indeksonline/
Quansah ➡️ Salah ➡️ Jones 🌟
— Liverpool FC (@LFC) August 4, 2024