08:16 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Liverpooli i rikthehet fuqishëm garës për Mbappen

Liverpooli është i gatshëm që t’i hap arkat për transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

The Reds ka kohë që po tentojnë të transferojnë sulmuesin francez, mirëpo deri më tani nuk kishte lëvizje konkrete.

Por, me kalimin e Lionel Messit në Parkun e Princave, dera është hapur për largimin për 22-vjeçarin, raporton Transfer Window.

Mbappe ka refuzuar kontratën e re nga PSG dhe po e kërkon me ngulm largimin në këtë verë.

Edhe pse ka një vit kontratë me klubin nga Ligue 1, lojtari ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë dhe në verën e ardhshme ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Real Madridi, skuadër kjo shumë e preferuar nga fituesi i Kupës së Botës me Francën.