19:30 / E Diele, 23 Maj 2021 / A. A

Liverpooli ia bën gardën e nderit, Wijnaldum përshëndetet nga Anfield

Pas 5 vitesh, Georginio Wijnaldum është larguar nga Liverpooli.

Mesfushorit holandez iu organizua një ceremoni lamtumirëse në Anfild, pas përfundimit të ndeshjes me Crystal Palace.

30 vjeçari ishte transferuar te Liverpooli nga Newcastle United në vitin 2016 për 30 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj periudhe fitoi disa trofe, duke përfshirë këtu Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

/Indeksonline/