12:42 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli merr lajmin më të mirë të mundshëm, Kloppi deri më 2024

Jurgen Kloppi, do të jetë trajner i Liverpoolit deri më 2024.

Ai sot nënshkroi kontratën e re me “Reds”-in e cila do ta shohë gjermanin në “Anfield” deri në verën e vitit 2024, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Liverpoolit.

Kloppi pati një sukses me Liverpoolin, duke e fituar Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe duke arritur 98 pikë, vetëm një pas Cityt, ndërsa këtë vit, thuajse e ka siguruar titullin me tetë pikë pastër nga pozita e dytë.

Kloppi nënshkroi me Liverpoolin, më 8 tetor të vitit 2015./Indeksonline/