Liverpooli mund të jetë pjesë e historisë së Champions League – kjo është arsyeja
Liverpooli mund të jetë pjesë e historisë së Champions Leagues këtë sezon – vetëm nëse e arrinë çerekfinalen e Champions Leagues.
Finalisti i vitit të kaluar do të jetë në short për fazën grupore të enjten e kaluar, ku ceremonia do të mbahet në Monako.
Pra, nëse ”Të Kuqtë” e arrijnë çerekfinalen këtë sezon, atëherë ata do t’i zhvillojnë ndeshjet tutje nën vëzhgimin e VAR-it, transmeton IndeksOnline.
The Times shkruan se UEFA është impresionuar nga përdorimi i VAR-it në Rusi, dhe Komiteti i Kompeticioneve të Klubit pritet ta rekomandojë aprovimin e tij në javën e ardhshme.
Ka pasur shqetësime rreth përdorimit të VAR-t në disa kompeticione evropiane.
Dhe UEFA pritet ta inkuadrojë VAR-in në fazat e fundit të Champions Leagues, pasi që loja do të ishte më e vëzhguar.
Një vendim pritet të merret në fund të këtij muaji pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Deri më tani, Liverpooli e ka zhvilluar vetëm një ndeshje nën praninë e VAR-it, sezonin e kaluar, në humbjen, 2-3 nga WBA në ”Anfield” në kuadër të FA Cup./IndeksOnline/