Liverpooli në kolaps, sot luan pa Salah e Nunez
Liverpuli sot luan ndaj Lutonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premierligës angleze.
Por Jurgen Klopp ka kokëqarje para kësaj përballje, pasi Mohamed Salah dhe Darwin Nunez nuk do të luajnë sonte, shkruan IndeksOnline.
Ai të marten kishte deklaruar se dyshja ishin në dyshim për ndeshjen ndaj Lutonit, si rezultat i problemeve të muskujve në ndeshjen kundër Brentford.
Sipas mediave angleze, asnjëri nuk do të rrezikohet sonte, pasi Klopp dëshiron ti ketë të gatshëm për finalen e Carabao Cup kundër Chelsea, e cila zhvillohet këtë fundjavë./IndeksOnline/