10:17 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liverpooli nënshkruan me portierin e kësaj përfaqësuese, i gjatë 201 cm

Liverpooli ka kompletuar transferimin e portierit, Kai McKenzie-Lyle në një kontratë të përhershme.

Portieri 201 cm i gjatë ishte marrë në prova nga Liverpooli në korrik dhe e kishte inkuadruar atë në grupmoshat, U-23 në miqësoren e tyre ndaj klubit hungarez, ETO Gyor, ku barazuan, 1-1.

McKenzie debutoi profesionalisht në moshën 17-vjeçare, ku ai luajti për Barnet në humbjen, 1-3 nga Portsmouth në vitin 2015 dhe që nga atëherë, ai ftohet nga Guajana, transmeton IndeksOnline.

Image result for Kai McKenzie-Lyle

Madje, Lyle shënoi gol në debutim për ekipin kombëtar, duke shkuar në zonën e kundërshtarit në një akordim të kornerit në minutat shtesë në humbjen, 1-3 nga Surinami.

Portieri gjigant tani ka nënshkruar kontratë me ”Të Kuqtë” pas paraqitjeve impresive gjatë provave këtë verë.

Në një postim në Instagram, Lyle shkroi: ”I lumtur që do ta filloj karrierën time te Liverpooli. Faleminderit 10tentalent për finalizimin e marrëveshjes.#YNWA”./IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

Happy to start my new challenge with @liverpoolfc big thanks to @10tentalent for getting it done #YNWA ❤⚽

A post shared by Kai Mckenzie-lyle (@kailo31) on