15:00 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Liverpooli sivjet njëshi në Champions League, shikoni statistikat e binduni

Liverpooli po tregon se pse është skuadër që luan rol shumë të rëndësishëm në Champions League. Skuadra e Jurgen Klopp në shumë aspekte është skuadra më e fortë këtë edicion në garën më të fortë evropiane.

Reds kanë shënuar më së shumti gola në këtë garë, gjithsejtë 28. James Milner është asistuesi më i mirë në këtë garë me gjithsejtë shtatë asiste.

Poashtu, portieri i Liverpoolit, Loris Karius është portieri që ka arritur më së shumti të mbajë rrjetën e pastër, gjithsejtë katër herë.

Reds janë pothuajse të kualifikuar për në fazën tjetër duke paralajmëruar kundërshtarët se do të jenë “ferr” në çdo përballje./Indeksonline/