22:58 / E Enjte, 18 Prill 2024 / Gj. Sh

Liverpuli fiton ndaj Atalantas por eliminohet nga Liga e Evropës

Liverpuli është eliminuar nga Liga e Evropës.

Skuadra e Jurgen Klopp, fitoi ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Atalantas, me rezultat 0-1, por kjo fitore nuk ishte e mjaftushëm për kualifikim, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mohamed Salah nga penalltia në minutën e 7-të.

Atalanta kaloi në gjysmëfinale pasi kishte fituar ndeshjen e parë në ”Anfield” me rezultat 3-0.

Në gjysmëfinale, Atalanta do të përballet me fituesin e ndeshjes Marseille – Benfica./IndeksOnline/