Liverpuli kryen detyrën ndaj Bournemouth, kalon në çerekfinale të Carabao Cup

Liverpuli ka siguruar kualifikimin në çerkfinale të Carabao Cup.
“Redsat” në 1/8 e finales mposhtën në udhëtim skuadrën e Bournemouthit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Cody Gakpo i dha epërsinë Liverpulit në minutën e 31-të.
Justin Kluivert barazoi shifrat në minutën e 64-të.
Gjashtë minuta më vonë, Liverpuli riktheu epërsinë me golin e Darwin Nunez./IndeksOnline/