75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Prishtina konfirmon largimin e tretë brenda ditës

Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e tretë brenda ditës.

Pas portierit Agron Kolaj dhe futbollistit Ardian limani, radha ishte për Hamdi Namanin, shkruan IndeksOnline.

Namani veshi fanellën bardhekaltër në 21 ndeshje gjatë pjesës pranverore të sezonit 2024/25, duke kontribuar me 3 gola dhe 1 asistim.

Në pjesën e dytë të sezonit 2025/26, ai ishte i huazuar te Gjilani.Klubi e falënderon Hamdi Namanin për angazhimin e dhënë gjatë kohës së kaluar te FC Prishtina./IndeksOnline/