23:03 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Liverpuli siguron finalen e Carabao Cup, përballet me Chelsean

Liverpuli është finalisti i dytë e Carabao Cup.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Fulhamit, Liverpuli barazoi me rezultat 1-1, duke siguruar finalen pas rezuktatit të përgjithshëm 3-2, shkruan IndeksOnline.

SKuadra e Jurgen Klop shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Luis Diaz në minutën e 7-të.

Issa Diop barazoi shifrat në minutën e 77-të.

Në finale të Carabao Cup, Liverpuli do të luaj kundër Chelseas, me ndeshjen e cila zhvillohet me 25 shkurt./IndeksOnline/