22:50 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Lladrovci dhe znj. Çerkini nënshkruajnë kontratat me përfituesit e nëngranteve “Komunat për të rinj – M4Y”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar sot kontratat me përfituesit e nëngranteve të projektit “Komunat për të rinj – M4Y”, si komunë kampion i performancës, për të rinjtë e komunës së Drenasit, me vlerë 250.000 dollarë.

“Nënshkrimin e kësaj kontrate e kam bërë me znj. Venera Çerkini, Sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast, e falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Ministria”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe, mora pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të nëngranteve nga projekti “Komunat për të rinj – M4Y”, si komunë kampion i performancës, për të rinjtë e komunës së Drenasit, kemi përfituar 250.000 dollarë.Nënshkrimin e kësaj kontrate e kam bërë me znj. Venera Çerkini, Sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast, e falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Ministria.

Para nënshkrimit të kontratave me përfituesit e këtij granti, i ka paraprirë procesi i përzgjedhjes, publikimi i listës përfituese, afati i ankesave dhe shqyrtimi i tyre dhe faza e fundit, nënshkrimi i kontratës me përfituesit. Sipas marrëveshjes me MAPL-në, deri në fund të këtij viti do të zhvillohet raundi i dytë i mbështetjes me nëngrante do të kenë mundësi të aplikojnë sërish.

Projekti ‘Komuna për të rinjtë’ financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) si partner zbatues.