23:07 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lladrovci lojëtarëve të Azerbajxhanit: Edhe luajmë më mirë se ju, edhe policinë e kemi më të mirë se ju

Sonte futbollistët kosovare kanë përcjellë emocione të forta . Ata me një lojë fantastike përmbyllen ndeshjen kundër Azerbajxhanit 4:0.

Në këtë lojë si gjithnjë nuk munguan as politikanët tanë.

Një nga adhuruesit më të mëdhenj të futbollit pa dyshim që është kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Si gjithnjë i shoqëruar nga miku i tij, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ai shihet tejet në dispnim pas fitores së Kosovës, ndërsa ka shkruar se pavarësisht mosanëtarësimit në Interpol, disponimi u përmirsua sado pak, përcjëllë Indeksonline.

Madje Lladrovci iu drejtohet edhe lojëtarëve të Azerbajxhanit duke iu thënë se ne edhe luajmë më mirë se ju, por edhe Policinë e kemi më të mirë se ju.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime, urime, urime!!!
Sonte, ishte natë e madhe e sportit tonë, e lojës ekipore në futboll dhe ndjenjës së fitimtarit!
Edhe pse dita filloi me lajmin e hidhur, pengesat e vendeve krah armikut tonë kundër anëtarësimit tonë në Interpol, disponimi sado pak, u përmirësua.
Nga Malta, ju thash miq të mi se azerëve do t’ju ofrojmë vetëm kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit!
Festoni me neve azer, se ne, edhe luajmë më mirë se ju, edhe kemi vullnet më të madh se ju, edhe jemi fer, besa edhe Policinë e kemi më të mirë se ju!
Urime futbollistë, sportdashës, trajner e shqiptarë, kudo që jeni!