19:40 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LIVE: Kosovë – Azerbajxhan, minut pas minuti në ”Fadil Vokrri”

Kosova po luan me Azerbajxhanin në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Fitorja ose barazimi i konfirmon Dardanët në vendin e parë në grupin 3 të Ligës D.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është i stërmbushur për këtë ndeshje.


Minuta e 69’: Largohet Vedat Muriqi në lojë futet Atdhe Nuhiu.

Minuta e 61’: Amir Rrahmani shënon golin e tretë për Kosovën.

Minuta 60’: Khalilzade ndëshkohet me të verdhë për mysafirët.

Minuta 59’: Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.

Minuta 50’: Zeneli shënon golin e dytë personal për rezultatin 2-0.

Minuta 45: Përfundon pjesa e parë me rezultat 1-0 në favor të Dardanëve.

Minuta 11‘: Nazarov ndëshkohet me karton të verdhë.

Minuta 2 ‘: Kosova ka kaluar në epërsi me golin e Arbër Zenelit në minutën e dytë të ndeshjes.

Minuta 1 ‘: Ka filluar ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit që po zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.


Futbollistët e Kosovës kanë dalë në fushë për nxehjet para ndeshjes.


Stadiumi “Fadil Vokrri” ka filluar të mbushet edhe pse shiu po vazhdon pa u ndalur.


Pas mungesës së Samir Ujkanit, Valon Berisha do të jetë kapiteni i Kosovës për ndeshjen kundër Azerbajxhanit.


Formacionet zyrtare:

Kosova : Muric, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi

Azerbajxhani : Agajev, Garayev, Pashajev, Medvedev, Husejnov, Abullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Almeida, Khalilzade