Lladrovci, nis ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Gllobari në Tërstenik
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar që sot ka nisur ndërtimi i rrugës katërtrakëshe nga fshati Gllobar deri në Tërstenik.
“Premtimet tona i bëjmë vepra! Rruga me katër korsi, sot ka filluar të ndërtohet”.
“Është ditë e madhe për Drenicën, Drenasin dhe krejt Kosovën, sot filluan punimet në rrugën me katër korsi, nga Gllobari deri në Trestenik”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
“Faleminderit Kadri Veseli, Pal Lekaj dhe të gjithë kontribuuesve tjerë”.
Ai ka thënë se rrjetëzimi i Drenicës me autostradë, do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët.
“Jo vetëm të Drenicës por të gjithë atdhetarëve që vijnë me rastin e ditëve të shënuara, në këtë zonë të pasur me histori. Drenica i meriton gjithë të mirat e lirisë tonë”.
“Faleminderit edhe kompanisë e cila me seriozitet ka filluar punën”.
“Urime Drenas, gëzuar Drenicë”.