Lladrovci për Feronikelin: ‘Kur don, edhe mundet’

Kryetari i komunës së Drenas është tifozë i madh i skuadrës së Feroniklit, andaj edhe rezultatet e ekipit të tij të zemrës, i kushton rëndësi, këtë radhë duke u shprehur mjaft optimist. Fitorja është fjala jonë e parë dhe e fundit, ka cekur ai.
Fitorja e sotme e skuadrës nga Drenasi kundër Vushtrrisë, 3:1, ka bërë që Lladrovci ta përgëzoj ekipin, transmeton Indeksonline.
Në postimin e tij, Lladrovci e ka përmendur edhe futbollistin, Përparim Ismalin e lënduar. Ai ka thënë se qysh tash Ismaili po mungon në fushë.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit.
Sot, “Ferronikli”, dëshmoi se kur don, edhe mundet. Përgëzime për lojtarët dhe stafin e shkëlqyer. Fitorja është fjala jonë e parë dhe e fundit!
Mesazh të veçantë dua të bëj për atë që tash na mungon shumë në fushë, Përparim Islamin-Rruku.
Uroj shpejt të kthehet në fushë dhe bashkëlojtarët, fitoret deri në kthimin e tij t’ia dedikojnë Rrukut, sepse e meriton nderimin!