22:43 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lladrovci tregon çfarë veture vozit, çfarë ha dhe ku e kanë vendin oratorët e mirë (Video)

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka bërë të ditur se tani vozit një veturë të llojit ‘Xhip’ përderisa thekson se kohës së fundit është bërë pak ‘dembel’ sa i përket punëve në ara apo rreth shtëpisë.

Madje ai ka thënë se komuna ka nevojë për një kryetar që është menaxher i mirë pasi oratorët e mirë e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Madje Lladrovci ka folur edhe rreth njohjes së gjuhëve të huaja duke thënë se gjuhën angleze  e di mjaftueshëm ndërsa gjermanishten e kupton.

Lladrovci ka treguar poashtu edhe ushqimet e tij të preferuara duke mos harruar edhe pasulin.

Kryetari i Drenasit ka folur edhe rreth punësimeve në komunën e tij dhe shumë detaje të tjera./Indeksonline/