23:52 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Llalla zbulon skenarin: Greqia po krijon Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë për këtë qëllim

Sipas Llallës, Greqia po krijon të ashtuquajturën Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, duke hyrë në Gumenicë-Sajadhë dhe aty gjoja se do të vriten këta UÇÇ.

Historiani Arben Llalla për çdo ditë po zbulon fakte interesante për rastin e Kostandinos Kacifasit i cili u vra pas sulmit që i bëri forcave policore të Shqipërisë.

Llalla thotë se, Greqia po e thur skenarin e radhës gënjeshtër për të bërë paralizma me rastin e ekstremistit Kacifas.

Sipas Llallës, Greqia po krijon të ashtuquajturën Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, duke hyrë në Gumenicë-Sajadhë dhe aty gjoja se do të vriten këta UÇÇ.

E skenari po përgatitet sipas Llallës nga kompania e Festim Latos i cili thotë se është përpunuar në vitin 2004 nga sigurimi grek.

Ja shkrimi i plotë i Arben Llallës:

Greqia po thurr skendarin e rradhës së gënjeshtrës për të bërë paralizma me rastin e ekstremistit Kostandinos Kacifas. Pra, po krijon të ashtëquajturën Ushtria Çmilirimtare të Çamërisë-UÇÇ, duke hyrë në Gumenicë-Sajadhë dhe aty gjoja do vriten këta uçç. Përgatitet vidion sikur UÇÇ po djeg flamurin grekë. Ky është skenari që përflitet…Aktorë të këtij skendari të errët është kompania e Festim Latos i cili që më 2004 është përpunuar nga sigurimi grekë në Kretë.