13:03 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Llapi arsyeton shkarkimin e Bylbyl Sokolit, tregojnë arsyen

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Llapi ka shkarkuar trajnerin Bylbyl Sokoli.

Këtë lajmë skuadra nga Podujeva trajnerit ia ka komunikuar përmes futbollistëve dhe vetëm sot ka dalë me komunikatë zyrtare.

Sipas tyre arsyet e shkarkimit janë rezultatet e dobëta dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit.

Ky është njoftimi i KF Llapit:

KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

Podujevë, 11 tetor 2018