16:30 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Llapi – Drita, formacionet zyrtare

Lideri aktual i Superligës, Drita është në presion të fitores pasi kundërshtarët për titull kanë marrë pikët e plota.

Gjilanasit do të kenë njërin nga udhëtimet më të vështira pasi luajnë në udhëtim te Llapi që di t’i bëjë problem skuadrave të mëdha.

Llapjanët kanë arritur t’i marrin barazim Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe me Dritën.

Këto janë formacionet zyrtare:

Llapi: Ademi, Kadriu, Idrizi, Prenci, Ymeri, Zhdrella, Valiu, Salihu, Ramadani, Maliqi, Pefqeli.

Drita: Maloku, Limani, Gerbeshi, Cuculi, Namani, Xh.Shabani. Blakcori, Haxhimusa, Rexha, Bu.Shabani, Fazliu.