75 Mall Live Search
15:04 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Llapi e njofton Drenicën me humbjen pas 6 javësh

Llapi ka dalë triumfues në takimin e sotëm ndaj Drenicës.

Një gol i Zhdrellës vendosi këtë takim. Në pjesën e dytë, Drenica ka tentuar golin e barazimit, por që nuk ka arritur ta gjente, ani pse kishte disa raste të mira me Harmon.

Me fitore, Llapi barazohet me pikë me Prishtinën me nga 23 sosh.

Kurse, Drenica mbetet në pozitën e 7-të me 17 pikë.