08:37 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / C E

Llapi e pret Prishtinën, në Mitrovicë luhet ndeshja e mbijetesës

Gjatë ditës së sotme zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së 14-të të Superligës së Kosovës.

Llapi e pret Prishtinën në ndeshjen më interesante të ditës, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga kryeqyteti kërkon fitoren për tu afruar me kreun e tabelës derisa Llapi për tu larguar nga zona e rrezikut.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 luan me Besën e Pejës. Të dy skuadrat janë në fund të tabelës dhe rezultati pozitiv do t’i lehtësonte sadopak.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00 dhe Indeksonline do t’iu sjell pamjet e golave në kohë reale. /IndeksOnline/