14:52 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Llapi ‘europian’ eliminon Trepçën ‘89, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2 me 1 në Mitrovicë duke eliminuar ekipin e Trepçës ‘89 nga Kupa e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës ishte më e mirë në fushë, duke shënuar që në minutën e tetë golin e epërsisë. Golin e parë në ndeshje e shënoi, Ahmet Januzi, shkruan IndeksOnline

Në pjesën e dytë, Llapi shënoi edhe një gol nërmjet Valmir Veliut.

Golin e vetëm për ekipin vendës e shënoi sulmuesi, Darwish.

Me këtë fitore Llapi siguron gjysmëfinalen. Dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar janë: Prishtina dhe Dukagjini./IndeksOnline/