23:39 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Më në fund, Llapi europian! Fiton Kupën e Kosovës

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore pas penalltive kundër Dukagjinit duke fituar kështu titullin e Kupës së Kosovës.

Gjatë 90 minutave të rregullta, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan IndeksOnline

Dy gola u shënuan në pjesën e dytë të vazhdimeve. Të parët në epërsi kaluan skuadra e Armend Dallkut, me anë të Merlakut.

Kur të gjithë menduan se ekipi i Tahir Batatinës do të pësoi humbje, del në skenë lojtari Prenqi që barazoi shifrat, duke quar kështu ndeshjen në penallti.

Në 11-metërsha, ekipi nga Podujeva u treguan më të saktë – duke fituar me rezultat 4-3.

Me këtë fitore, tani Llapi siguron edhe garat në para-kualifikimet në UEFA Europa League./IndeksOnline/