15:59 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Llapi “fundos” Vllazninë, Liria fiton vetëm një pikë

Skuadra e Llapit është rikthyer te fitorja. Në xhiron e 23’të në Vala Superligë, ekipi i Tahir Batatinës ka mposhtur me rezultat 2 me 0 ekipin e vendit të fundit Vllanzia e Pozheranit.

Golat në këtë ndeshje i shënoi Jashari dhe Edon Zeqiri.

Skuadra e Lirisë arriti ta siguronte vetëm një pikë në shtëpi, pasi barazoi 1 me 1 me Vëllaznimin e Gjakovës.

Golat në këtë takim i shënuan: Magani (Liria) dhe Chibuze (Vëllaznimi).

Liria mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë, Vëllaznimi në të 9’ën me 31 pikë, Vllaznia e Pozheranit në të fundit me 12 pikë dhe Llapi në të 5’ën me 37 pikë.

Takimi mes Feronikelit dhe Besës së Pejës u mbyll me fitore të “Niklit” me rezultat 2-1./IndeksOnline/