20:38 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / A. A

Llapi në disavantazh kundër Shkupit

Shkupi ka kaluar në epërsi kundër Llapit pas 36 minutave lojë, me golin e Kire Markoski.

Ndeshja e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Uefa Europa Conference League, po zhvillohet në Shkup.

Llapi ka pasur dy tentime drejt portës kundërshtare, por pa shënuar gol.

Posedimi i topit gjatë pjesës së parë ishte i barabartë 50-50%.

/Indeksonline/