14:35 / E Premte, 10 Qershor 2022 / B O

Llapi nënshkruan me golashënuesin më të mirë të Superligës

Llapi e ka prezantuar Gerhard Prognin. Ish-sulmuesi i Gjilanit do të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Podujeva në edicionin e ardhshëm.

“Mirësevjen Gerhard Progni!
Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.

Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.

Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin “ thuhet në njoftimin e Llapit./Indeksonline/