16:49 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Llapi pranë transferimit të dy futbollistëve të Ferizajit

Llapi ka nisur përgatitjet për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, dy transferimet e para të Llapit janë futbollistët e Ferizajit, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami, shkruan IndeksOnline.

Ata sot janë takuar me trajnerin Tahir Batatina dhe kane negociuar marrëveshjen.

Kujtojmë që skuadra e Ferizajit nuk ka arritur të qëndrojë në Superligën ë Kosovës, pasi u mposht në barazh nga Liria pas ekzekutimit të penalltive, dhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë.

Kjo ka bërë që disa futbollistë të Ferizajit të mendojnë largimin e tyre nga klubi./IndeksOnline/