75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / Gj. Sh

Llapi shkon në pushim me epërsi ndaj Brondbyt

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit mes Llpait dhe Brondbyt, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Podujeva, ka shkuar në pushim me epërsi 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishte 17-vjeçari, Elvir Gashijani, i cili shënoi një supergol në minutën e 42-të.

Kujtojmë që skuadra daneze ka epërsi nga ndeshja e parë me rezultat 6-0, dhe Llapi e ka shumë të vështirë kualifikimin./IndeksOnline/