75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Llapi të hënën fillon stërvitjet për sezonin e ri të Superligës

Skuadra e Llapit që këtë sezon nuk arriti të jetë në kryet të tabelës, ka njoftuar publikun dhe tifozët e klubit se ata do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri të hënën.

Me fillim nga ora 17:00, tekniku Batatina dhe lojtarët do të fillojnë stërvitjet për sezonin e ri të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Llapit përmes një postimi në “Facebook”.

“Pas mbledhjes së mbajtur në mes të Presidentit të klubit, anëtarëve të kryesisë dhe Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina në lidhje me nisjen e përgaditjeve për edicionin e ri 2020/21 u vendos që faza përgaditore të filloj më 10.08.2020, e hëne në ora 17:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’Na priftë e mbara së bashku në edicionin e ri.”