15:27 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Llapi zyrtarizon transferin e dytë brenda ditës

Llapi ka bërë edhe blerjen e dytë brenda ditës.

Skuadra nga Podujeva ka zyrtarizuar transferimin e Erijon Thaqit nga Onixi.

Thaqi ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me klubin e ri.

Ky është njoftimi i klubit:

Zyrtare: Erijon Thaqi i bashkohet Llapit

Podujevë, 4 korrik 2019 – Mesfushori Erijon Thaqi i cili së fundmi ishte pjesë e KF Onix ka vendosur të bashkohet me Llapin, ku gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Erijon Thaqi, 23 vjeç, i lindur më 19.12.1995 vjen nga KF Onix. Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do i mbroj ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit.

Mos i humb