Llapjani me pesë djemtë festojnë 28 nëntorin me veshje kombëtare
Në prag të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, ndjenja e patriotizmit dhe dashuria për atdheun vihet në pah më shumë se ditëve tjera.
Një banor nga komuna e Podujevës ka përzgjedhur që këtë ditë ta shënoj më ndryshe, përcjell Indeksonline.
37 vjeçari, Avni Fetahu së bashku me gruan e tij 33 vjeçare, kanë vendosur që pesë fëmijët t’i veshin me veshje kombëtare, pamje kjo që rrallë shihet.
Në këtë fotografi shfaqen Avniu, gruaja dhe pesë fëmijët, djali i madh 11 vjeçar e deri te më i vogli 9 muaj, me veshjen kombëtare.
Shikoni më poshtë familjen patriote të llapjanit. /Indeksonline/