13:57 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Ensar Ramadani

Llogaritë e 500 milionë përdoruesve të Facebookut në dorë të hakerave

Më shumë se 500 milionë llogari të Facebookut janë gjetur të gatshme në një faqe të internetit që kontrollohet nga hakerët.

Sipas Associated Press, ky informacion duket të jetë pak i vjetër por tregon një shembull tjetër të sasisë së madhe të informacionit që u grumbullua nga Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale dhe kufijve se sa i sigurt është ai informacion, shkruan Indeksonline.

Disponueshmëria e grupit të të dhënave u raportua së pari nga Business Insider. Sipas këtij botimi, ai ka informacion nga 106 vende duke përfshirë numrat e telefonit, ID-të e Facebookut, emrat e plotë, vendndodhjet, datat e lindjes dhe adresat e postës elektronike.

Facebook ka vite që merret me çështjet e sigurisë së të dhënave. Në vitin 2018, gjiganti i mediave sociale çaktivizoi një veçori që lejonte përdoruesit të kërkonin njëri-tjetrin përmes numrit të telefonit pas zbulimeve që firma politike Cambridge Analytica kishte hyrë në informacione deri në 87 milionë përdorues të Facebook pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

Në dhjetor 2019, një  studiues ukrainas i sigurisë raportoi se gjeti një bazë të dhënash  me emrat, numrat e telefonit dhe ID-të unike të përdoruesve të më shumë se 267 milionë përdoruesve të Facebook, pothuajse të gjithë me bazë në SHBA, në internet të hapur. Është e paqartë nëse deponia aktuale e të dhënave ka lidhje me këtë bazë të dhënash. /IndeksOnline/