09:03 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

“Llugë në të gjitha anët”, kjo komunë e Kosovës shpall tender për të dekoruar qytetin për Vitin e Ri!

Festat e fundvitit po afrohen, ndërkohë që Komuna e Vushtrrisë është treguar e “kujdesshme”, derisa ka hapur një tender për dekorim.

Ani pse kohët e fundit, dukshëm është rritur numri i të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të 7 komunave në karantinë.

Kështu, komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i LDK-së, ka bërë publik njoftimin për një tender pak ditë më parë.

Për tenderin në fjalë janë alokuar 10 mijë e 867,80 euro, transmeton IndeksOnline.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:

“Ka të bëjë me dekorimin e qytetit, me materiale vetjake të operatorit ekonomik, për shfrytëzim vetëm për kohën e caktuar të festave të fundvitit, të cilat operatori ekonomik i sjell, i monton, i funksionalizon, i demonton dhe i merr përsëri prapa”.

“Do të bëhet dekorimi i qytetit për festa të fundëvitit, për ma shumë informata rreth sasive referoju aneksit nr.1 të dosja e tenderit te specifikat teknike”, thuhet midis tjerash në njoftimin për tenderin. /IndeksOnline/