15:06 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lluka: Sektori i energjisë më sfiduesi për ekonominë e vendit tonë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe Riccardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ishin pjesë e konferencës vjetore mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” të organizuar nga Balkan Green Foundation.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lluka përmes një postim i në llogarinë e tij në “Facebook” ku ka potencuar se sektori i energjisë mbetet ai për sfiduesi për ekonominë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, duhet të bazohemi në katër objektiva në raport me politikat dhe projektet për sektorin e energjisë në Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

Sot, së bashku me z. Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë dhe z. Riccardo Serri nga Zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë /PSBE, ishim pjesë e konferencës vjetore mbi Tranzicionin e Energjisë: “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” të organizuar nga Balkan Green Foundation.

Sektori i energjisë mbetet një prej sektorëve me sfidues për ekonominë e vendit tonë. Vendimmarrja jonë në raport me politikat dhe projektet për sektorin e energjisë është e bazuar në balancimin e këtyre katër objektivave:
1. Siguria e furnizimit me energji elektrike për nevojat e Kosovës;
2. Çmimet e energjisë të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset;
3. Të mbrohet ambienti dhe të shfrytëzohen resurset në mënyrë efikase;
4. Të ngritën investimet private dhe të krijohen vende të reja të punës;

Politikat për sektorin e energjisë bazën e tyre e kanë në Strategjinë e Energjisë 2017-2026, në Programin Qeverisës të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, pakon e tretë të ligjeve të energjisë si dhe obligimeve kontraktuale(MSA) që Kosova ka në raport me Bashkimin Evropian. Bazuar në këto dokumente Kosova ne këtë sektor ballafaqohet me ketër sfida kryesore: 1. Zëvendësimi dhe rehabilitimi i kapaciteteve gjeneruese konvencionale, 2. Integrimi në tregun rajonal, 3. Nxitja e mëtejme e prodhimit të energjisë së pastër si dhe 4. Ndërtimin e një sistemi te qëndrueshëm në aplikimi i masave të efiçiencës së energjisë.

Kosova mbetet e përkushtuar të vazhdojë procesin e reformave në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë me vëmendje të veçantë në sigurinë e furnizimit dhe integrimin në tregun rajonal. Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është shumë e rëndësishme, që ky proces te ecën me dinamik të përshpejtuar.