18:51 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Llukmani i “O Sa Mirë”, çaste romantike me bashkëshorten (Foto)

Është një nga aktorët më të dashur të publikut për momentin.
Bëhet fjalë për Ernest Zymberin, i cili me rolin e tij Llukmani në serialin komik “O Sa Mirë” u bë edhe fytyrë publike. Ndërsa është një nga personazhet më komike dhe më origjinale të projektit në fjalë, shkruan Indeksonline.


Ernesti është tejet aktiv në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ka treguar se është shumë i dashuruar në bashkëshorten e tij. Edhe postimet e fundit në rrjetin social Instagram e tregojnë këtë.


Në njërën ai shfaq nostalgji për pushimet verore që ka kaluar në vitin e kaluar në Ishujt Maldive, ndërsa në tjetrën ai ka dalë për të drekuar me Lenën./Indeksonline/