20:44 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Logoja e re e 10 vjetorit të Pavarësisë e njëjtë me të BDI-së, flet autori

Pas anulimit të Logos së parë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që kishte ngjashmëri me logon e një agjencioni në Gjermani, komisioni përzgjodhi një logo të re.

Kjo logo e re është krijuar nga artisti Zeni Ballazhi, shkruan Indeksonline.

Por, edhe kjo logo del të këtë ngjashmëri me atë të Kongresit të Partisë Shqiptarë të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), krijuesi i së cilës është po i njëjti autor, Ballazhi.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka sqaruar ngjashmërinë e dy logove, duke thënë se ai është autor  edhe i asaj të BDI-së, pra është krijim i tij.

“Që të  dy logot janë krijim i imi si dhe bartës i të drejtave autoriale në të dy rastet jam unë. Ndërsa, vlerësoj se një autor krijon dallueshmërinë dhe siglën e vet nëpërmjet kurimit të një stili të cilin njerëzit do e njohin me sy, pa e lexuar se kush është autori” ka thënë Ballazhi.

Tutje, ai tha se kjo logo nuk është kopjim, por krijim i tij me emër e mbiemër, duke shtuar që opinioni të mos keqkuptoj.

“Unë jam autor dhe ju kisha lutë për mos me keqkuptu, se mezi presin me njollos. Ju kisha lutur që para se të publikojë dikush diçka të dyshimtë të ketë burimin e saktë e të sigurt, që të mos bien në kundërshtim me vetveten” ka përfunduar ai për Indeksonline.

Ndryshe, dy ditë më parë kur u publikua logoja e re,  Presidenti Hashim Thaçi, tha se vlerëson punën e Këshillit Organizativ për ta anuluar logon tjetër pas shqetësimeve në ngritura në publik./Indeksonline/