16:52 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Loja” e Mahrezit në afatet kalimtare!?

Riyad Mahrez vazhdon të mbetët futbollist i skuadrës së Leicester Cityt.

Edhe pse shumë skuadra kërkuan shërbimet e lojtarit algjerian gjatë mini-afatit të janarit, ai prapë se prapë i mbeti besnik klubit të tij, shkruan IndeksOnline.

Nëse i shikojmë ofertat në drejtim të Mahrezit nga gjigantët e futbollit europian – shohim çartë se ky i fundit thjeshtë po zhvillon një “lojë” gjatë afateve të transferimeve.

Për Mahrezin interesohen shumë klube, madje ky interesim është që nga viti 2016. T’i refuzosh gjigantët si: Manchester City, Barcelona, Chelsea, Arsenal, Liverpool apo Inter – dicka nuk është në rregull me lojtarin e Kombëtares së Algjerisë!./IndeksOnline/