75 Mall Live Search
19:40 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Lojërat Olimpike mundësi pajtimi për dy Koretë

Koreja e Jugut ka ofruar bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut të martën e ardhshme për të diskutuar pjesëmarrjen e saj të mundshme në Lojërat Olimpike Dimërore 2018.

Udhëheqësi i Veriut, Kim Jong-un, më herët tha se po mendonte të dërgonte një ekip në Pyeongchang në Korenë e Jugut për Lojrat e shkurtit, shkruan indeksonline.

Ai tha se të dy palët duhet “të takohen urgjentisht për të diskutuar mundësinë”.

Presidenti i Koresë së Jugut tha se e pa ofertën si një “shans novator” për të përmirësuar marrëdhëniet.

Në një takim të kabinetit të martën, Moon Jae-in tha gjithashtu se programi bërthamor i Veriut do të ishte sfondi i çdo diskutimi sportiv.

Ministri i bashkimit të Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon, propozoi një takim në Panmunjom, të ashtuquajturin “fshat armëpushimi”.

Fshati në fjalë është një vend në kufi, ku dy shtetet koreane kanë biseduar historikisht. /IndeksOnline/