17:11 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Lojtarët e Marokut fitoren ndaj Spanjës ja kushtojnë futbollistit i cili pësoi arrest kardiak

Maroku është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Marokenet mposhtën Spanjën në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes futbollistët e Marokut, fitoren ndaj Spanjës ja kushtuan futbollistit Abdelhak Nouri.

Ish-ylli holandez, i cili është me origjinë marokene, pësoi një arrest kardiak në vitin 2017 ndërsa luante për klubin e tij të fëmijërisë Ajax.

Në çerekfinale Maroko do të përballet me Portugalinë./IndeksOnline/