22:30 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / C E

Lojtarët e Marsejës nuk pranojnë të dalin në fushë, solidarizohen me Payet

Ende nuk ka rifilluar ndeshja në mes të Lyonit dhe Marseilles.

Pasi u tha që ndeshja do të filloj, në nxehje dolën vetëm lojtarët vendas.

Mysafirët nuk pranuan të dalin në fushë për ta vazhduar ndeshjen.

Sipas disa shkrimeve në media sociale, lojtarët e Marsejës janë solidarizuar me Dimitri Payet. /IndeksOnline/