14:39 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lojtarët e pakënaqur, por Mourinho e ”rehaton” dostin në Man United

Miku i Jose Mourinhos, Luis Campos, është duke i prirë kandidaturës për postin e drejtorit të prespektivës së futbollit në Manchester United.

Dyshja në fjalë ishin rival kur Mourinho ishte trajner i Portos, më pas, Campos ia ndali ecurinë pa humbje Mourinhos në 27 ndeshje në vitin 2004.

Dhe ishte Mourinho ai që e mori Campos në Real Madrid tetë vite më vonë duke e vendosur në pozitën e shefit të talentëve dhe skoutëve.

Dyshja që nga ajo kohë mbeten ende të afërt ndërmjet vete, raporton Manchester Evening News, transmeton IndeksOnline.

Campos aktualisht punon si drejtor sportiv i Lilles, por kuptohet se ai mund të largohet nga klubi dhe se më herët ka mbajtur edhe bisedime me Chelsean./IndeksOnline/