09:33 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lojtarët e Realit po marrin “mësysh” pas çmimit “The Best”, tri vite me humbje pas mbrëmjes

Real Madrid është skuadra me më shumë trofe të fituar në Gala Mbrëmjen e organizuar nga FIFA.

Futbollistët madrilen kanë dalë gjithmonë në numër të madh trofesh individual nga ajo natë, ku së fundi Modric u shpall më i miri në botë dhe shumë lojtar u përzgjodhën në formacionin më të mirë.

Por kjo si duket ka lënë pasoja në lojën pasardhëse të mbretërve, shkruan indeksonline.

Në tri vitet e fundit, Real Madrid i ka humbur ndeshjet e para pas Gala Mbrëmjes për më të mirët e Botës.

Në vitin 2016 skuadra e Madridit u mposht nga Sevilla me rezultat 2-1 në lojën e parë pasi Ronaldo u zgjodh më i miri.

E njëjta situatë ndodhi edhe në vitin 2017, kur pas mbrëmjes Reali u mposht nga Girona me rezultat 2-1.

Ajo çfarë ndodhi mbrëmë kundër Sevillas ishte një vazhdimësi e dy viteve të mëparshme.

Vetëm dy ditë pasi Modric u shpall lojtari më i mirë në Botë, Real Madrid mposhtet nga Sevilla me një nga rezultatet më të thella vitet e fundit.

Suksesi individual i lojtarëve po ndikon negativisht në rezultatet e ndeshjeve. /IndeksOnline/

Mos i humb